Pa ndryshuar pushteti qendror, nuk ndryshon pushteti lokal
Mitrovicë, 25 prill - Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, gjatë vizitës së sotme në Mitrovicë, ka takuar struktuart e degës së partisë, veprimtarë dhe anëtarë të Aleancës në këtë qytet.
Deputeti Haradinaj, në bisedë me ushtruesin e detyrës së kryetarit të AAK-së në këtë degë, kanë shqyrtuar zhvillimet e brendshme në Degën e AAK-së në këtë komunë, pushtetin lokal, sfidat dhe problemet me të cilat po përballen qytetarët e Mitrovicës.
Në fund është konstatuar se pa ndryshimin e pushtetit qendror, nuk mund të ndryshojë asgjë pozitivisht as në pushtetin lokal Mitrovicë.