Pa ndryshime kushtetuese s'mund të ketë reformë të mirëfilltë zgjedhore
Prishtinë, 21 dhjetor - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se pa ndryshime kushtetuese nuk mund të ketë reformë të mirëfilltë zgjedhore, duke aluduar në zgjatjen e vendeve të rezervuara në Kuvend për pakicat.
Thaçi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Reforma zgjedhore është e nevojshme dhe e domosdoshme. Është edhe pjese e agjendës së integrimit evropian. Reforma zgjedhore është në interes të shtetit dhe të gjitha partive politike si dhe të gjithë shoqërisë kosovare.