22 Janar 2025

Ozan: Rruga e Kosovës drejt BE-së është rrugë e përbashkët me Turqinë

Prishtinë, 15 dhjetor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar takim me ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Songül Ozan.

Ambasadorja Ozan e uroi Kryetarin Veseli me rastin e emërimit të tij në detyrën tejet të rëndësishme, në krye të Kuvendit të Kosovës, duke qenë e rëndësishme jo vetëm për kryetarin, por edhe për të gjithë qytetarët pa dallim.

Kryetari Veseli theksoi përkushtimin për transparencën e legjislativit dhe organizim e funksionim sa më efikas të Kuvendit të Kosovës. Në veçanti theksoi interesin e dy Kuvendeve për të thelluar bashkëpunimin ndërparlamentar me Turqinë.

Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet tona do të thellohen dhe se komuniteti turk në Kosovë dhe shqiptarët që tashmë e kanë shtet të vetin Turqinë, duhet të vazhdojnë të luajnë rol pozitiv sikur deri më tash. Jam i përkushtuar që bashkëpunimin e deritashëm shembullor ta vazhdojmë edhe më tej duke e thelluar atë, theksoi Veseli.

Rruga e Kosovës drejt BE-së është rrugë e përbashkët e Kosovës dhe Turqisë, hapat e Kosovës drejt këtij bashkimi janë lajmi më i mirë nga Kosova për Turqinë, theksoi Ambasadorja Ozan.

Bashkëbiseduesit u pajtuan për intensifikimin e marrëdhënieve derisa ambasadorja Ozan ia bëri të ditur Kryetarit Veseli se tashmë është radha e Parlamentit të Kosovës që të vizitojë Parlamentin e Turqisë, gjë që z. Veseli e konfirmoi me kënaqësi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)