16 Janar 2025

Ozan premton mbështetje të vazhdueshme për Mitrovicën

Prishtinë, 1 shkurt - Turqia do të ndihmoj Kosovën dhe Mitrovicën edhe në të ardhmen sa i përket krijimit të kushteve më të mira për jetë. Kështu tha të premten në Mitrovicë, ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, gjatë një takimi me kryetarin e komunës, Avni Kastrati.

Ambasadorja Ozan, ka çmuar edhe punën e mirë që po bëhet nga Komuna e Mitrovicës dhe sidomos nga kryetari Kastrati, për integrimin e komuniteteve. Në këtë kontekst ajo ka përmendur edhe trajtimin korrekt të komunitetit turk. “Komuniteti dhe gjuha turke është pasuri e Kosovës që duhet të ruhet”.

Në  anën tjetër, kryetari Kastrati, ka falënderuar ambasadoren e Turqisë për ndihmën e vazhdueshme për Kosovën. “Raportet me Turqinë janë të shkëlqyeshme dhe mbështetja prej Turqisë nuk ka munguar asnjëherë”.

Kryetari Kastrati, përmendi disa nga rastet e bashkëpunimit me institucionet turke. “Jemi shumë të kënaqur që jemi të binjakëzuar me Komunën e Inegolit të Turqisë, që kemi një bashkëpunim shumë të mirë”.

Në këtë kontekst, ai numëroi ndihmën nga Inegoli si projektin për iftare gjatë Muajit të Ramazanit që tre vite rresht. Gjithashtu ai ceku edhe Xhaminë e ndërtuar në afërsi të Varrezave të Qytetit me ndihmën e biznesmenëve nga ajo komunë, enkas për ceremonitë mortore”.

Pas takimit në komunë, kryetari Kastrati dhe ambasadorja Ozan kanë vizituar shkollën e mesme të ulët “Eqrem Çabej”, ku Turqia ka ndihmuar që të pajisjet me banka dhe karrige një klasë. Gjithashtu një klasë tjetër është pajisur me banka dhe karriga edhe në shkollën e Koshtovës.

Drejtuesit komunalë dhe drejtorët e shkollave kanë falënderuar ambasadoren Ozan për ndihmën që ka krijuar kushte shumë komode për mësim në këto dy klasë.    
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)