Ozan i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Krasniqi
Prishtinë, 18 Janar - Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi priti sot ambasadoren e re të Republikës së Turqisë në vendin tonë, znj. Songul Ozan, e cila dorëzoi letrat kredenciale.
Gjatë takimit, Dr. Krasniqi i vlerësoi lart marrëdhëniet në mes të dy vendeve dhe e falënderoi ambasadoren Ozan për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Republikës së Kosovës. Ai gjithashtu theksoi gatishmërinë e institucioneve të vendit tonë për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
Ndërkaq, ambasadorja e re e Turqisë në vendin tonë shprehu përkushtimin e Republikës së Turqisë për thellimin e raporteve shumë të mira që ekzistojnë në mes të dy vendeve në të gjitha fushat.