23 Janar 2025

Ozan: Askush nuk ka qëllim që ta ndryshojë historinë e Kosovës

Prishtinë, 10 qershor - Askush nuk ka qëllim që ta ndryshojë historinë e Kosovës, apo më saktësisht ta ndërrojë historinë tonë të përbashkët, ka thënë ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Ozan ka thënë se duke nisur që nga OKB-ja e shumë organizata të tjera, punojnë në drejtim të mësimit të historisë me një gjuhë të kujdesshme, e cila nuk ndjell urrejtje për armiqësitë historike.

Ajo ka përmendur shembullin e Francës dhe të Gjermanisë si tipik, kur bëhet fjalë për përdorimin e librave të përbashkët të historisë.

Ambasadorja turke në intervistën e gjatë ka folur edhe për marrëdhëniet tregtare ndërmjet dy vendeve, kritikat drejtuar kompanive turke në Kosovë, terrorizmin, perspektivën evropiane të shtetit të Kosovës, si dhe për të “vërtetën” rreth armenëve.

/Koha Ditore/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)