OVL UÇK e Pejës nderon ambasadorin Minxhozi
Prishtinë, 17 janar - Organizata e Veteranëve të Luftës së UCK-së Dega në Pejë ka shpallur sot anëtar Nderi ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin.
Ambasadori Minxhozi shprehu kënaqësinë për nderimin nga veteranët e luftës si dhe foli për lidhjen e ngushtë Kosovë-Shqipëri dhe bashkëpunimin ndërmjet të dyja shteteve në të gjitha fushat.
Ndërsa Gazmend Syla, kryetar i OVL-së së UCK-së, dega në Pejë, informoi ambasadorin për mënyrën e organizimit të veteranëve, problemet e tyre si dhe për gatishmërinë për përballje me çfarëdo sfidash kurdo që iu kërkohet.
Gjithashtu kryetari Syla, informoi ambasadorin rreth ligjit diskriminues për Veteranët që është miratuar në Kuvendin e Kosovës.
Gazmend Syla, kryetar i OVL UÇK Pejë, vlerësoi lartë rolin e Shqipërisë si shtet amë në mbështetje të proceseve që po ndodhin në Kosovë, konkretisht angazhimi i jashtëzakonshëm në rastin e Komandantit Ramush Haradinaj.