OVL e UÇK-së kërkon sqarim për marrëveshjet e fundit me Serbinë
Prishtinë, 14 shkurt - Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përshëndet çdo kontribut nga shtetet aleate dhe organizmat ndërkombëtar që e mbështesin rrumbullaksimin e shtetndërtimit të Kosovës. Do të dëshironim të themi kështu edhe për dy angazhimet e fundit në relacionin Kosovë-Serbi të personaliteteve të respektuara, Grenell, i ngarkuari i Presidentit të SHBA-së Tramp dhe Borel, përfaqësuesi i lartë i BE-së.
Nënshkrimi i marrëveshjes për korridorin ajror në relacionin Prishtinë-Beograd, e poashtu nënshkrimi i marrëveshjeve të sotme për hekurudhat dhe autostradat, siç e kemi parë në media, duken të mjegulluara.
Prandaj, OVL UÇK kërkon nga ish Qeveria dhe Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës, si dhe institucionet e partitë politike, që të sqarojnë publikun se çfarë përmbajnë këto marrëveshje.