Osmani: Rugova po bënë linçime
Prishtinë, 12 dhjetor - Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, i ka reaguar nënkryetarit të saj, Haki Rugova, duke thënë se ai po bën linçime publike, duke i akuzuar deputetët që votuan kundër koalicionit Isa Mustafës kryeministër.
Duke i reaguar Rugovës, i cili në një intervistë për Epokën e re ka thënë se deputetët dhanë shembull të keq duke votuar kundër koalicionit, Osmani ia ka numëruar disa të këqija që i kanë ndodhur LDK-së dhe udhëheqjes së saj.
Reagimi i plotë i Vjosa Osmanit të cilin e ka postuar në profilin e saj në Facebook
Rreth linçimit publik të nënkryetarit Haki Rugova në gazetën Epoka e Re:
- Shembull i keq është mos ta mbash fjalën, e jo e kundërta;
- Shembull i keq është t\'i premtosh dhe garantosh qytetarëve diçka çdo ditë për 4 vite dhe pastaj të ndryshosh qëndrim brenda natës;
- Shembull i keq është të sulmosh deputetet e partisë sate e mos t\'a marrësh guximin të dalësh për të dhënë argumente bindëse pse ky koalicion është lidhur;
- Shembull i keq është të shkelesh mbi vlerën themelore mbi të cilën është ndërtuar LDK-ja, e qe është demokracia dhe fjala e lirë, duke mos respektuar mendimin ndryshe dhe duke linçuar publikisht ata që mendojnë ndryshe;
- Shembull i keq është të thuhet prapa shpinës kundërshtimi i koalicionit me PDK-në e të mos marrësh guxim t\'a thuash në sy;
- Qytetarët, i nderuar nënkryetar Rugova, do ta kenë fjalën e fundit se cili ka qenë shembulli i keq e cili shembulli i mirë.
- Tani është koha që më punë të jepet një shembull i mirë, sepse vetëm kështu mund t\'i bindni të gjithë se ne e kishim gabim. Jo me sulme, jo me linçim.