Osmani: Realizimi i të drejtës në votë, bazament i demokracisë

Prishtinë, 30 nëntor - Ushtruesja e Detyrës Presidentja, Vjosa Osmani ka shkruar mesazh për procesin zgjedhor në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut.
'Republika e Kosovës sipas saj dëshmoi se është e aftë të organizojë zgjedhje të lira, fer e demokratike, nëpërmjet të cilave qytetarët duke votuar, treguan se e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur janë bazament i demokracisë dhe respektimit të lirive politike!.
''I uroj të gjithë qytetarët e Podujevës dhe ata të Mitrovicës së Veriut për maturinë e treguar gjatë tërë këtij procesi, përkundër faktit se u realizua në kohë pandemie'', ka theksuar Osmani.
Ajo me tutje ka përgëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë të angazhuarit e tjerë për punën dhe angazhimin e madh me të cilin u arrit organizimi i zgjedhjeve sipas standardeve demokratike.
''Falënderoj poashtu përfaqësuesit e shoqërisë civile për angazhimin në vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve si dhe mediat për raportimin nga këto dy komuna'', ka deklaruar ne fund Osmani!