Osmani: Prishtinën e fitojmë pa koalicion
Prishtinë, 6 nëntor - Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se nuk i frikësohen aspak kandidatit të Vetëvendosjes Shpend Ahmeti, nëse lidh koalicion me partitë e tjera në balotazh.
Ajo ka thënë se LDK-ja dhe kandidati i saj, Isa Mustafa, do të fitojnë në Prishtinë pa ndihmën e asnjë subjekti politik.
Mustafa gjithmonë ka pasur aleancë me qytetarët e Prishtinës. Kjo aleancë do të vazhdojë edhe më 1 dhjetor, ka thënë Osmani, duke shtuar se LDK-ja do ta fitojë shumicën e komunave në rundin e dytë të zgjedhjeve, i cili do të mbahet më 1 dhjetor. Sipas saj, LDK-ja do ti fitojë pa asnjë dyshim Prishtinën, Gjilanin dhe Vitinë.
(Epoka re)