Osmani kërkon mbështetjen e Luksemburgut për liberalizimin e vizave
Prishtinë, 8 shtator - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e Misionit të Ambasadës së Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë, ambasadorin Eric Dietz, të cilin e uroi për mandatin e tij.
Presidentja Osmani e ka falënderuar ambasadorin Dietz për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës përmes projekteve zhvillimore, sidomos në fushën e shëndetësisë, dhe shprehu gatishmërinë që të thellohet bashkëpunimi edhe nëpër fusha tjera, njofton zyra për informim e Kosovës.
Bëhet e ditur se Osmani ka kërkuar që mbështetja e Luksemburgut të vazhdojë edhe për integrimin euroatlantik të vendit tonë, nevojën për të vendosur përfundimisht për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.