Osmani: Isa s është djathtist, por komunist
Prishtinë, 15 tetor - Ish-anëtari i kryesisë së LDK-së, Rexhep Osmani ka thënë se kryetari i kësaj partie Isa Mustafa nuk duhet të udhëheqë një koalicion të djathtësh.
Osmani në një intervistë për Epoka e re ka thënë se Mustafa është komunist sepse është graduar shumë herë nga institucione komunistësh.
Trashëgimia e tij politike shumëvjeçare, mishërimi i tij shpirtëror me një ideologji që ishte armike e së djathtës shqiptare dhe betimet e tij solemne të shpeshta me rastin e marrjes së gradave në poste të larta në institucione komuniste janë arsyet që ai nuk u anëtarësua asnjëherë në LDK së cilës po i prinë sot dhe është shndërruar në promotor për margjinalizimin e fuqisë politike të LDK-së që e ka pasur dhe që mund ta ketë përsëri pa Isën në krye është shprehur Osmani.