Osmani e Hoti avancojnë koordinimin institucional në përballje me koronavirusin
Prishtinë, 9 nëntor - Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin Avdullah Hotin.
Takimi është mbajtur në vazhdën e koordinimit dhe bashkërendimit ndërinstitucional. Në takim janë diskutuar aspekte të përgjithshme të funksionimit në vend.
Kryeministri Hoti e ka njoftuar u.d. Presidenten Osmani për hapat e ndërmarrë në menaxhimin e pandemisë, dialogun me Serbinë, aspekte të politikës së jashtme si dhe çështje të sigurisë.
Ndërkaq u.d. Presidentja Osmani ka shtruar nevojën e koordinimit institucional në përballje me pandeminë Covid-19, në këtë situatë të vështirë, në mënyrë që të zvogëlohen pasojat në njerëz nga kjo pandemi.