23 Dhjetor 2024

Osmani dhe Kurti takuan kryeministrin Grek Kyriakos Mitsotakis

Munich, 18 shkurt - Krerët e Republikës së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC) janë takuar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Në takim me kryeministrin Mitsotakis, krerët shtetërorë theksuan rëndësinë e avancimit të raporteve mes dy shteteve. Ata po ashtu kanë theksuar rëndësinë e njohjes së shtetit të Kosovës nga Greqia, si hap i rradhës i natyrshëm drejt thellimit të mëtutjeshëm të raporteve.

Më tej, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë kërkuar përkrahje nga Greqia në procesin e liberalizimit të vizave, duke theksuar se liberalizimi i vizave për Kosovën mbron kredibilitetin e BE-së dhe se ky proces nuk duhet ndërlidhur me procese të tjera.

Sipas krerëve shtetërorë, Kosova mbetet e palëkundur në orientimin euro-atlantik dhe synimin për anëtarësim në NATO, OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Në këtë takim, është diskutuar edhe për intensifikimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Greqisë në fushën e sigurisë, tregtisë, kulturës, si dhe sfera të tjera të interesit reciprok. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)