18 Janar 2025

Osmani: Demarkacioni nuk kalon

Prishtinë, 13 gusht - Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi tash e disa kohë është tema më e përfolur në vend. Debate e konferenca të ndryshme janë zhvilluar për këtë temë, mirëpo pa rezultate konkrete.

Vendimi i kryesisë së Kuvendit që më 1 shtator të votohet marrëveshja e dy shteteve ka hasur në kundërshtim nga opozita si dhe disa deputetë të partnerit të koalicionit (PDK-LDK).

Ndërsa është pikërisht deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani e cila nga fillimi ka kundërshtuar këtë marrëveshje.

“Sa i përket marrëveshjes, tanimë jam deklaruar që nuk do t’i përkrahë dhe për këtë tashmë kam dhënë arsyet e mia”, ka thënë Osmani për “Indeksonline”

Ajo thotë se janë edhe disa deputetë të tjerë të partisë së Isa Mustafës të cilët kanë qëndrimin e njëjtë me të. “Siç e keni parë edhe ju në deklarime, në LDK ka edhe shumë deputetë të tjerë që e kanë po të njëjtin qëndrim”, ka shtuar Osmani.

Kurse, deputetja është shprehur optimiste se cështja e demarkacionit nuk do të kaloj në seancën e shtatorit.

“Nëse merret për bazë vullneti i vërtetë i deputetëve, demarkacioni nuk do të kalojë”, është shprehur ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)