OSBE vlerëson përparimin në fuqizimin e të rinjve në Kosovë
Prishtinë, 12 dhjetor - Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojë një konferencë sot në Prishtinë për të vlerësuar përparimin e bërë në fuqizimin e të rinjve në vitin 2013 dhe për të prezantuar një manual rreth pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje.
Në konferencë marrin pjesë përfaqësues të këshillave për veprim rinor në nivel qendror e lokal nga mbarë Kosova, të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, zyrtarë komunal për çështje të rinisë, dhe të organizatave ndërkombëtare.