OSBE u dhuron gjykatësve dhe prokurorëve literaturë
Prishtinë, 8 prill - Misioni i OSBE-së në Kosovë do tu dhurojë nesër gjykatësve dhe prokurorëve të Kosovës më shumë se 400 libra me përmbajtje nga rastet e monitoruara civile dhe penale.
Literatura e ofruar në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze përfshin të gjitha raportet e sistemit të drejtësisë të publikuara nga OSBE që nga viti 1999, dhe synon që tua ofrojë gjykatësve dhe prokurorëve praktikat e gjykatave dhe pajtueshmërinë me të drejtat e njeriut.
Përveç kësaj, tekstet janë mjete praktike për komunitetin ligjor që theksojnë zhvillimin e sistemit të drejtësisë në dekadën e fundit.
Kryetari i Gjykatës Supreme Fejzulla Hasani, Kryeprokurori i Kosovës Ismet Kabashi dhe Zëvendësi i Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë Edward P. Joseph do të marrin pjesë në këtë ceremoni.