OSBE sot nis fushatën për barazi gjinore
Prishtinë, 22 nëntor - Misioni i OSBE-së në Kosovë nisë sot një fushatë vetëdijesimi për barazi gjinore në mbështetje të tetë grupeve të këshilltareve të komunave të rajonit të Prishtinës.
Grupet drejtuese komunale të grave janë grupe joformale për avokim të themeluara me mbështetje të Misionit.
Këto grupe mbledhin gratë nga komunat, legjislativi dhe ekzekutivi, shërbimet civile dhe sektorët e shoqërisë civile për të promovuar politika të favorshme gjinore nëpër komuna.
Fushata do të fillojë me punëtorinë për vendosjen e prioriteteve dhe planit të avokimit të grupit të grave. Përfaqësuesit komunalë përfshirë drejtorët, si zbatues kryesorë të politikave, do të marrin pjesë në këtë ngjarje.
Jared Hays, Zëvendës Drejtor i Departamentit për Demokratizim në Misionin e OSBE-së, dhe Lindita Dervisholli - Prebreza, zyrtare për çështje gjinore komunale në Fushë Kosovë, do të nisin fushatën.