OSBE publikon doracakun për mbrojtjen e të drejtave të njeriut
Prishtinë, 27 tetor - Misioni i OSBE-së në Kosovë (OSBE) ka publikuar sot një doracak të mekanizmave për mbrojtje të të drejtave të njeriut. Katalogu i titulluar Ushtro të drejtat tuaja! ofron informacione për ndihmën juridike në dispozicion kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, dhe shërben si mjet praktik për pjesëtarët e të gjitha komuniteteve.
Gjetjet tona tregojnë që mekanizmat e ndryshëm të themeluar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk janë duke u shfrytëzuar plotësisht. Me ofrimin e një liste të instrumenteve në dispozicion, ne duam të informojmë publikun mbi mekanizmat ekzistues dhe ndihmën e mundshme. Ky publikim është pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të Misionit për të siguruar qasje në këto mekanizma dhe zhvillimin e tyre, tha Susan Heintz, Drejtore e Departamentit të OSBE-së për të Drejta të Njeriut dhe Komuniteteve.
Katalogu është në dispozicion në pesë gjuhë: anglisht, shqip, serbisht, turqisht, dhe në gjuhën rome. Ai përmban informata për 24 institucione, agjenci dhe organizata ku individët apo komunitetet mund të kërkojnë ndihmë për mbrojtjen e të drejtave të tyre, si dhe mbulon tema si të drejtat e përgjithshme të komuniteteve, çështjet gjinore, kthimin, mediat, sigurinë, punësimin në sektorin publik, pronën, të drejtat e fëmijëve, përdorimin e gjuhëve dhe arsimin.
OSBE promovon të drejtat e njeriut dhe qeverisjen e mirë në Kosovë, duke i pasur të drejtat e komuniteteve, pjesëmarrjen e qytetarëve, dhe qasje të barabartë në shërbime dhe lirim nga diskriminimi në qendër të aktiviteteve të