OSBE publikon doracak për mbikëqyrjen e buxhetit
Prishtinë, 29 prill - Misioni i OSBE-së në Kosovë ka publikuar një Doracak për Mbikëqyrjen e Buxhetit për Komisionet e Kuvendit të Kosovës për të ndihmuar 120 deputetë të Kuvendit të bëjnë mbikëqyrjen financiare të ministrive përkatëse dhe qeverisë.
Doracaku është rezultat i përkrahjes së OSBE-së dhënë Kuvendit gjatë vitit 2012 dhe 2013, si dhe mbikëqyrjes së tij të suksesshme të zbatimit të buxhetit nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës.
Doracaku do ti ndihmoj të gjitha komisionet parlamentare në mbikëqyrjen financiare të qeverisë aktuale, dhe atyre në të ardhmen, tha Shefi i Misionit të OSBE-së, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger.
Kuvendi ka rol përfaqësues, legjislativ dhe mbikëqyrës, dhe është mekanizmi kryesor për të kërkuar llogari nga qeveria për veprimet e veta.
Doracaku ofron një pasqyrë të ciklit buxhetor nga institucionet e nivelit qendror, dhe përshkruan rolin e Kuvendit në këtë proces. Po ashtu ofron këshilla praktike dhe udhëzime hap pas hapi të mbikëqyrjes buxhetore.