OSBE përmbyll me sukses zgjedhjet në komunat veriore
Prishtinë, 1 dhjetor - Pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në Mitrovicë të Veriut dhe rivotimit në tri vendvotime në Zveçan, OSBE e ka përmbyllur me sukses lehtësimin e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës.
Roli i OSBE-së si lehtësues i zgjedhjeve ka buruar nga marrëveshja e Brukselit e arritur me 19 prill 2013. OSBE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të mëtutjeshme sipas nevojës.
Misionit të OSBE-së i është dhënë detyra që ta zbatojë një pjesë shumë të rëndësishme të marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes mes Beogradit dhe Prishtinës të negociuar nga BE, dhe unë jam krenar me punën që kemi bërë. Zgjedhjet e suksesshme në veri i kanë hapur rrugë proeseve të mëtejme demokratike në Kosovë, tha Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Pas këtyre zgjedhjeve presim që të punojmë ngushtë me zyrtarët e zgjedhur komunal, bashkëpuntor ët në nivel qendror dhe partnerët ndërkombëtar në tri fushat programatike të OSBE-së në Kosovë, që përfshijnë të drejtat e e njeriut dhe të komuniteteve, demokratizimin dhe sigurinë publike.
Dua ti falënderoj organet e sigurisë, Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe KFOR-in pa të cilët zgjedhjet në veri nuk do të ishin të mundura. Gjithashtu, dua ta shpreh mirënjohjen time stafit të Misionit të OSBE-së për gjithë punën e tyre dhe të misioneve në rajon për mbështjetjen e tyre.
Tutje, Schlumberger ka falënderuar BE-në dhe akterët tjerë ndërkombëtarë të cilët i kanë dhënë mbështetje të përgjithshme dhe financiare lehtësimit të zgjedhjeve.