29 Prill 2024

OSBE përkrah Qeverinë e Kosovës për procesin e integrimit

Prishtinë 30 janar - Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti në një takim Werner Almhofer, Shef i zyrës së OSBE-së në vendin tonë, me të cilin shkëmbyen pikëpamjet rreth zhvillimeve në Kosovë dhe të ardhmes së Kosovës drejt integrimit në të gjitha mekanizmat e Bashkimit Europian.

Me këtë rast ministrja Çitaku njoftoi Almhofer rreth zhvillimeve dhe prioriteteve të MIE-së, si dhe bashkëpunimin e mirë që ka me të gjithë mekanizmat e BE’ së dhe shteteve anëtare që janë në Kosovë.

Po ashtu, Ministrja Çitaku njoftoi Almhofer për rrjedhën e koordinimit me të gjithë faktorët kyç pranë institucioneve të Kosovës për ri-integrim sa më të mirë të  personave të riatdhesuar, dhe deklaroi se kjo do ti kontribuoj përmirësimit të gjendjes së qytetarëve tanë.

Almhofer në takim theksoj se përkrah dhe mbështet përkushtimin e qeverisë së Kosovës për procesin e integrimit si dhe është optimist se e gjithë kjo iniciativë do të sjellë rezultate konkrete.

Ministrja Çitaku theksoi se Qeveria e Kosovës është duke punuar në plotësimin e kushteve dhe kritereve të përcaktuara nga Komisioni Evropian dhe, e gjithë përgjegjësie që bie mbi Qeverinë e vendit do të realizohet në përpikëri. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)