OSBE organizon zgjedhjet serbe në Kosovë
Prishtinë, 29 prill - Duke anashkaluar institucionet e Kosovës, Misioni Ndërkombëtar në Kosovë, OSBE, ka bërë marrëveshje direkte me qeverinë e Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë.
Arritjen e kësaj marrëveshjeje e kanë konfirmuar burime ndërkombëtare të Zërit, sipas të cilave burime kjo marrëveshje është bërë mes qeverisë së Serbisë dhe OSBE-së.
"OSBE do të organizojë zgjedhjet parlamentare serbe në Kosovë. Marrëveshja është arritur të shtunën mes OSBE së dhe qeverisë serbe", tregojnë këto burime.
Arritjen e kësaj marrëveshjeje e ka konfirmuar edhe i ashtuquajturi ministër për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç.
"Po, është e vërtetë. Kemi arritur marrëveshje me OSBE-në. Ata do të merren me organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë. Kaq mund të them për momentin", tha Bogdanoviç