OSBE organizon zgjedhjet e Serbisë në Kosovë
Mitrovicë 16 mars - Sot në Serbi mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që cilësohen me rëndësi për procesin e reformave që duhet të pasojnë hapjen e negociatave të saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Zgjedhjet serbe pritet të mbahen edhe në Kosovë dhe procesi po organizohet nga Misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë.
Në zgjedhje pritet të marrin pjesë edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës, ndonëse vetëm njëra nga partitë e atjeshme ka paraqitur kandidatë për parlamentin serb.