29 Prill 2024

OSBE organizon konferencë vjetore për gjyqësorin

Prishtinë, 3 dhjetor - Më shumë se 250 gjykatës u takuan sot në konferencën vjetore për gjyqësorin për të shqyrtuar sfidat me të cilat ballafaqohen gjykata supreme dhe gjykatat e qarkut në administrimin e drejtësisë dhe për të avancuar strategjitë për t’i tejkaluar këto sfida.

Konferenca është organizuar nga Misioni i OSBE-së, në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Gjykatën Supreme dhe Institutin Gjyqësor të Kosovës.

“Kjo konference, e para e llojit të vet, bashkon këtu pothuaj të gjithë gjykatësit nën administrimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Gjykatësit e Kosovës do të ketë rastin të japin kontribut jetik në procesin e reformimit të sistemit gjyqësor, duke e avancuar dukshëm strategjinë për implementimin e kornizës së re legjislative,” tha ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph.

“Implementimi i kësaj kornize të re do të duhej të kontribuonte thellësisht në pavarësinë e gjyqësorit, pasi që në mënyrë më të qartë përkufizon rolet e gjykatave të ndryshme.”

Pas përfundimit të procesit të verifikimit të gjykatësve dhe prokurorëve në tetor të vitit 2010, sistemi gjyqësor në Kosovë i është nënshtruar një ristrukturimi të tërësishëm të paraparë me kornizën e re legjislative, duke përfshirë shpërbërjen e Gjykatës për Kundërvajtje dhe krijimin e degëve të gjykatave.

Një pjesë e legjislacionit të ri ka hyrë në fuqi në janar të vitit 2011, kurse dispozitat tjera do të hyjnë në fuqi në janar të vitit 2013, duke sjellë kështu përmirësime dhe sfida të reja e sistematike.

“Legjislacioni i ri mbi gjykatat do ta përmirësoj punën e gjyqësorit si tërësi. Ai do të inkurajoj një paraqitje të pavarur, të paanshme dhe efektive të drejtësisë,” tha kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani. “Kjo do t’i shtoj vlerë qëllimit tonë për ta shtuar besimin e publikut në punën e gjyqësorit.”

Misioni i OSBE-së në Kosovë është i mandatuar me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. OSBE monitoron gjykatat dhe u ndihmon atyre të tejkalojnë mangësitë sistematike duke i këshilluar dhe duke e përkrahur edukimin e vazhdueshëm të gjykatësve dhe prokurorëve.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës pritet të marrë përsipër organizimin e konferencave vjetore në të ardhmen.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)