OSBE ndihmon komunat të promovojnë dialogun mes komuniteteve
Prishtinë, 13 prill - Me ndihmën e Misionit të OSBE-së në Kosovë, komunat Prishtinë, Graçanicë, Shtime, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Obiliq do të nënshkruajnë sot një deklaratë që ka për qëllim avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit mes komuniteteve.
Me këtë deklaratë, komunat zotohen që të rrisin ndërveprimin në mes të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në këto komuna përmes zbatimit të projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, dhe kryetarët e komunave Prishtinë, Graçanicë, Shtime, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Obiliq, do të flasin në këtë ngjarje.