OSBE ndihmon komunat për të ri-atdhesuarit
Prishtinë, 16 tetor - Një seri trajnimesh tri-ditore për mbledhjen sistematike të të dhënave dhe zhvillim të bazës së dhënave për të kthyerit dhe personat e ri-atdhesuar për 19 zyrtarë komunalë për komunitete dhe kthim nga rajoni i Gjilanit ka përfunduar më 12 tetor 2012.
Punëtoritë tri-ditore ishin organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për të ndihmuar komunat që të pranojnë dhe organizojnë informatat e sigurta dhe të azhurnuara për numrin e personave të kthyer dhe të riatdhesuar, karakteristikat demografike dhe asistencën që kanë pranuar.
Këto punëtori janë pjesë e përpjekjeve të Misionit për tu ndihmuar institucioneve të Kosovës që merren me problemin e të dhënave të pasigurta dhe jokonsistente në nivelin lokal dhe ndikimin negativ që ka kjo në dhënien efikase dhe me kohë të asistencës për personat e kthyer dhe të ri-atdhesuar, tha Gulcan Yeroz, ushtruese e detyrës së Seksionit për Komunitete në Misionin e OSBE-së në Kosovë.
Bazat e të dhënave që ofrojnë informacion të sigurt dhe të azhurnuar do tu ndihmojnë komunave që të planifikojnë më mirë buxhetin dhe të zbatojnë projekte dhe ndihmojnë personat e ri-atdhesuar, shtoi Yeroz.
Zyrtarët komunalë për kthime dhe komunitete që janë trajnuar gjatë punëtorisë punojnë në mënyurë të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e komuniteteve, të kthyerit dhe të ri-atdhesuarit.
Ata janë përgjegjës për tu garantuar këtyre njerëzve qasje në të drejtat dhe shërbimet esenciale në nivelin lokal, përfshirë të drejtat pronësore, shëndetësinë, arsimin dhe punësimin.
Misioni i OSBE-së do të monitorojë rregullisht përdorimin e bazës së të dhënave për të vlerësuar efektivitetin e tyre.
Misioni i OSBE-së në Kosovë është i mandatuar me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë.