15 Janar 2025

OSBE mbështet institucionet e pavarura

Prishtinë, 14 Nëntor - Misioni i OSBE-së në Kosovë dje ka përmbyllur një sëri debatesh me studentë të Universitetit të Prishtinës dhe përfaqësues të institucioneve të pavarura mbi rolin e këtyre institucioneve në kontrollin e ekzekutivit.  

Diskutimet, në të cilat morën pjesë studentë të drejtësisë, administratës publike dhe shkencave politike, ishin organizuar për të ndihmuar institucionet e pavarura në informimin e të rinjve.

“Bordi i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, dhe Institucioni i Ombudspersonit janë institucione relativisht të reja”, tha Jared Hays ushtrues detyre i Departamentit të Demokratizimit në Misionin e OSBE-së në Kosovë.

“Mirëpo, roli i tyre në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në vendimmarrje po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Kështu që është qenësore që këto institucione arrijnë në publik dhe promovojnë punën e tyre. Në anën tjetër, është e rëndësishme për studentët që të mësojnë se si funksionojnë institucionet dhe si ata munden të angazhohen me to dhe të përfitojnë nga puna e tyre”. 

Debatet janë një nga aktivitetet e vazhduara nga raporti i OSBE-së të korrikut të këtij viti që ka identifikuar mungesë të fushatave vetëdijesuese dhe informimit për punën e institucioneve të pavarura si sfidë kryesore për implementimin e mandateve të tyre.

Misioni i OSBE-së është i mandatuar me promovim dhe mbrojtje të drejtave të njeriut, demokratizim dhe zhvillim të sektorit të sigurisë publike.

Misioni ka ndihmuar në themelimin e një numri të institucioneve rregulluese të pavarura, duke përfshirë Institutin Gjyqësor të Kosovës, Komisionin e Pavarur të Mediave, Institucionin e Ombudspersonit, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Bordin e Pavarur Mbnikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, dhe tash mbështet punën e tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)