OSBE mbështet dialogun ndërmjet komuniteteve në nivel lokal
Gjilan, 12 maj - Komunat Ferizaj, Shtërpcë dhe Kllokot do të nënshkruajnë nesër një deklaratë për dialog dhe bashkëpunim ndërmjet komuniteteve.
Ceremonia do të mbahet në Ferizaj dhe mbështetet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.
Deklarata është një shprehje e vullnetit të mirë nga kryetarët e komunave për të shtuar ndërveprimin dhe dialogun në mes të komuniteteve të ndryshme që banojnë në komunat e tyre përmes projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, Zëvendës Kryetari i Komunës së Shtërpcës Beqir Fejzullahu, dhe Kryetari i Komunës së Kllokotit Srećko Spasić, do të flasin në këtë ngjarje.