OSBE mban konferencën për dialog me gratë nga Prishtina dhe Beogradi
Prishtinë, 8 dhjetor - Nga 7 deri më 9 dhjetor 2016, në Prishtinë po mbahet konferenca \'Gratë Promovojnë Dialogun dhe Pajtimin, e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Misioni i OSBE-së në Serbi.
Ngjarja organizohet nën patronatin e nismës Follow Us që mbledh gra të shquara nga Prishtina dhe Beogradi.
Paneliste do të jenë anëtare të iniciativës si dhe aktiviste të reja nga të dy shoqëritë, të cilat do të prezantojnë vizionin e tyre, të arriturat dhe planet e ardhshme për bashkëpunim.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të kyçen në diskutime interaktive për rolin e grave dhe rinisë në promovimin e pajtimit, dhe të diskutojnë për shembuj tjerë të nismave të suksesshme për dialog në rajon.
Kështu që sot mbahet diskutimin e panelit me gratë e shquara nga Prishtina dhe Beogradi i cili do të hapet nga Paivi Nikander, Zëvendës Shefe e Misionit të OSBE-së në Kosovë, dhe Jan Lueneburg, Shef i Departamentit për Demokratizim në Misionin e OSBE-së në Serbi.
Pas diskutimit do të ketë një koktej rasti me Ambasadorin Jan Braathu, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, dhe një koncert nga Shkolla e Rokut e Mitrovicës, me fillim në ora 18:00.