OSBE mban konferencë për pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje
Prishtinë, 3 dhjetor - Misioni i OSBE-së në Kosovë do të jetë nikoqir i një konferencë rajonale dyditore me temë fuqizimin e të rinjve dhe pjesëmarrjen në jetën publike. Konferenca fillon nesër dhe mbahet në Prishtinë.
Përfaqësues të shoqërisë civile dhe të institucioneve të nivelit qendror e lokal nga Beogradi, Podgorica, Prishtina, Sarajeva, Shkupi, Selaniku dhe Tirana, si dhe partnerë ndërkombëtarë, do të diskutojnë mënyrat se si të angazhohen të rinjtë në vendimmarrje dhe politikë-bërje brenda kornizave ligjore ekzistuese, si dhe përmes vullnetarizmit dhe mediave sociale.
Qëllimi i konferencës është që të krahasohen praktikat e ndryshme rajonale të fuqizimit të rinisë dhe nxjerrja e rekomandime dhe veprimeve për zbatim në vitin 2015.
U.D. e Zv. Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë Tatjana Shikoska do të flasë në hapje të konferencës.