19 Maj 2024

OSBE kërkon implementim të plotë të reformës së shërbimit civil

Prishtinë, 22 shkurt - "Institucionet në Kosovë duhet t’i shtojnë përpjekjet e tyre për ta implementuar në tërësi legjislacionin dhe të finalizojnë procesin e reformës së shërbimit civil, përfshirë edhe përfaqësimin e barabartë të grave dhe komuniteteve", thonë dy raportet plotësuese të OSBE-së të publikuara sot.

Raporti i parë ofron një pasqyrë të statusit aktual të zbatimit të ligjeve për shërbimin civil dhe Bordit Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, ndërsa raporti i dytë fokusohet në përfaqësimin e komuniteteve në nivelin qendror dhe lokal.

“Institucionet në Kosovë, veçanërisht Ministria e Administratës Publike dhe komunat, kanë bërë një progres të dukshëm në implementimin e legjislacionit të shërbimit civil, i cili përvijon hapat që duhet të merren për të finalizuar reformën e shërbimit civil dhe për të përmbushur standardet e njohura ndërkombëtarisht”, tha Shefi  i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger.

“Vonesat në nxjerrjen e legjislacionit relevant, në ofrimin e kontratave të përhershme për shërbyesit civilë dhe në themelimin e njësive të personelit në komuna, megjithatë, janë duke penguar procesin e reformës. Unë sidomos jam i brengosur për nën-përfaqësimin e romëve, ashkalive dhe egjiptasve të Kosovës, si dhe për përfaqësimin jo të barabartë të komuniteteve në të gjitha nivelet”, shtoi Schlumberger.

Schlumberger tha se Kuvendi i Kosovës duhet ta përmirësojë ligjin për Bordin e Pavarur Mbikëqyrës për t’i eliminuar dykuptimësitë rreth natyrës ekzekutive të vendimeve të Bordit dhe për t’i parashkruar masat ndëshkuese për ata që dështojnë të sillen konform tyre.

Raportet gjejnë se përfaqësimi i komuniteteve në nivelin qendror është përafërsisht dy për qind më i vogël në krahasim me pragun e kërkuar prej 10 për qind, dhe se komunitetet përfaqësohen në mënyrë joadekuate në një të tretën e komunave të vlerësuara. As gratë as komunitetet nuk janë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë në organet e rekrutimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)