28 Prill 2024

OSBE: Gjyqësori nuk është ende plotësisht i pavarur

Prishtinë, 24 janar - Pavarësisht përmirësimeve që rezultojnë nga reformat gjyqësore në Kosovë, një numër sfidash ende ndikojnë në funksionimin e pavarur të sistemit të drejtësisë, kokludon raporti i paraqitur sot i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Raporti duke vlerësuar pavarësinë institucionale dhe funksionale të gjyqësorit thekson një numër të metash duke përfshirë trashëgimi të një ndikimi të fuqishëm ekzekutiv, kërcënime ndaj gjykatësve dhe familjes së tyre, qasje e pakufizuar në zyrat e gjykatësve, si dhe infrastrukturë të gjykatës dhe masa të sigurisë që mbesin të dobëta.

“Shumë hapa pozitiv janë bërë me miratimin e legjislacionit të ri për gjykata, procesin e verifikimit dhe ri-emërimit të gjykatësve, dhe harmonizim të pagave në sektorin gjyqësor me ato në degët legjislative dhe ekzekutive të qeverisë”, tha Shefi i Misionit të OSBE-së Ambasadori Werner Almhofer.

“Megjithatë, përmirësime të mëtejshme janë të nevojshme sidomos në sigurimin e një ambienti të sigurt të punës së gjykatësve dhe prokurorëve,  të liruar nga ndërhyrja e pavend dhe e papërshtatshme sidomos në rastet politike të ndjeshme dhe në profilet e larta. Këtë është esenciale për të siguruar sundim të ligjit, mbrojtje të të drejtave të njeriut, siguri dhe stabilitet ekonomik. Gjykatat duhet të përmbushin pritjet e qytetarëve dhe të veprojnë si një arbitër i paanshëm dhe të aftë për të marrë vendime të drejta në përputhje me ligjin”.

Raporti i OSBE-së gjithashtu thekson të metat institucionale që dalin nga dispozitat ligjore të cilat nuk janë në vijë me standardet e pranuara ndërkombëtare dhe që ndikojnë në pavarësinë e gjyqësorit.

Ato përfshijnë periudhën tri-vjeçare të punës provuese, e cila pengon sigurinë e punës së gjykatësve dhe prokurorëve të sapo emëruar, dhe dështimi për të përmbushur kërkesat e Kartës Europiane për Statutin e Gjykatësve, sipas së cilës më shumë se gjysma e 13 anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës duhet të zgjedhen nga vet gjykatësit dhe prokurorët.

Almhofer shtoi se Misioni i OSBE-së në Kosovë duhet të vazhdojë të mbështes institucionet e Kosovës në promovimin e pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor.

Raporti është bazuar në monitorimin e sistemit ligjor nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe në intervista me më shume se 30 akterë ligjor vendor dhe ndërkombëtar. Ai përmban një numër rekomandimesh për gjyqësorin, Kuvendin e Kosovës, dhe qeverinë se si të merrem me sfidat e identifikuara.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)