OSBE dhe komunat në Kosovë promovojnë dialogun
Prishtinë, 19 qershor - Kryetarët e gjashtë komunave të rajonit të Prizrenit, mbështetur nga Misioni i OSBE-së, do të nënshkruajnë sot një deklaratë të përbashkët për të promovuar bashkëpunim ndërkomunal dhe dialogun mes komuniteteve.
Deklarata obligon komunat që të planifikojnë iniciativa e projekte për të përforcuar ndërveprimin ndërmjet komuniteteve të ndryshme dhe për të nxitur dialogun dhe pajtimin ndërmjet komuniteteve.
Në ngjarje pritet të marrin pjesë përfaqësues të komunave, komuniteteve, organizatave ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, kryetarët e komunave: Prizren - Ramadan Muja, Dragash - Salim Jenuzi, Suharekë - Sali Asllanaj, Rahovec - Idriz Vehapi, Mamushë - Arif Bütüç dhe Malishevë - Ragip Begaj, do ti drejtohen të pranishmëve.