OSBE dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës shënojnë Ditën e Kujtimit të Holokaustit
Prishtinë, 24 janar - Misioni i OSBE-së dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit, të hënën në Prizren.
Ngjarja do të përbëhet nga një prezantim në panel dhe një ekspozitë fotografike për viktimat e Holokaustit si dhe për historinë e kulturën hebraike në Kosovë.
Ambasadorë, krerë të organizatave ndërkombëtare, përfaqësues të bashkësive fetare, institucione dhe parti politike, do të marrin pjesë në këtë ngjarje.
Pjesëmarrësve do t’iu drejtohen Presidenti Hashim Thaçi, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, Kreu i Bashkësisë Hebraike të Kosovës Votim Demiri, Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Nicholas Giacobbe, dhe Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.