Organizatat e UÇK-së dorëzuan 230 mijë nënshkrimet në KE
Strasburg, 25 janar - Delegacioni i Organizatave të dalura nga Lufta e UÇK-së, kryesuar nga Muharrem Xhemajli, janë takuar në Strazburg me Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Evropës, dhe i kanë dorëzuar atij peticionin me nënshkrimet e mbi 230.000 qytetarëve.
Delegacioni ka zhvilluar edhe takime me grupe të ndryshme deputetësh, nga të cilët është kërkuar kundërshtimi i raportit të pabazë të Dick Marty-t.
Sot, kryetari Muharrem Xhemajli, Xhavit Jashari dhe bashkëpunëtorët, do të marrin pjesë edhe në protestën e bashkatdhetarëve që do të fillojë në ora 12.
Ndërkohë diaspora shqiptare po proteston sot para selisë së Këshillit të Evropës në Strasburg kundër pretendimeve të Dik Martit, i cili në raportin e tij aspak argumentues tenton të njollosë luftën e drejtë të UÇK-së. Kështu tha për Radio Kosovën Cen Tahiri kryetar i këshillit organizativ të protestës.
Gjatë tri javëve të kaluara organizatat e dala nga luftërat e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Luginë të Preshevës, arritën të tubojnë 230 mijë nënshkrime kundër raportit të senatorit zviceran.