16 Janar 2025

Organizatat e luftës largohen nga organizimi i 17 shkurtit

Prishtinë, 12 shkurt - Organizatat e dalura nga Lufta e UÇK-së, kanë bërë të ditur se tërhiqen nga Këshilli Organizues për shënimin e 5 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe nga të gjitha aktivitetet e organizuara nga institucionet shtetërore - Presidenca, Kuvendi, Qeveria dhe komunat.

\"Mospjesëmarrjen në këto aktivitete e bëjmë pa dëshirën tonë por jemi të detyruar për shkak se institucionet e vendit, i anashkalojnë ata të cilët me mundin, sakrificën, gjymtyrët e jetët e tyre, janë më meritorët për shpalljen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës\", thuhet në njoftimin e tyre.

Ishte e paraparë që në marshin e 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, së bashku me FSK-në të marshojnë edhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç bëhet në të gjitha vendet e lira e demokratike, në festat me rëndësi kombëtare e shtetërore.

Fatkeqësisht vendimi që në këtë marsh të mos marrin pjesë veteranët e UÇK-së, tregon servilizmin e institucioneve ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe atyre që UÇK-në e kanë halë në sy.

Pas këtij vendimi që shkel vlerat e luftës, ne vendosëm që aktivitetet tona për nder të kësaj dite, t’i shënojmë ndaras nga ato të institucioneve.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)