Organizatat e dalura nga UÇK sot nisën për Strasburg
Kërkesës i është bashkëngjitur edhe Peticioni i nënshkruar nga 230.523 qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare.
Organizatat e dalura nga Lufta e UÇK-së, falenderojnë të gjithë qytetarët që kanë nënshkruar Peticionin, si dhe falenderon të gjithë veteranët dhe aktivistët e tjerë që u angazhuan në mbledhjen e nënshkrimeve.
Delegacioni i Organizatave, mes takimesh të shumta që do zhvillojnë në Strazburg, do të marrin pjesë edhe në protestën e organizuar nga bashkëatdhetarët me 25 janar 2011 ora 12, para Selisë së Këshillit të Evropës.