Organizatat e dala nga UÇK: Marti-antishqiptar i përbetuar
Prishtinë, 16 dhjetor - Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, shprehin indinjatën e thellë për raportin absurd, të trilluar e me deklarata raciste, nga raportuesi i Këshillit të Evropës Dik Marti-antishqiptar i përbetuar.
Ky raport sipas organizatave te dala nga lufta e UÇK-së, është vazhdimësi e deklaratave antishqiptare të ish Kryeprokurores së Tribunalit të Hagës Karla Del Ponte e cila poashtu me shpifje ordinere u mundua që ta paraqes Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë kriminale.
Këto shpifje i ka kundërshtuar edhe ish zëdhënësja e saj si dhe zëdhënësja e tribunalit për krime lufte në ish Jugosllavi, me arsyetimin se hetuesit nuk gjetën asnjë provë të bazuar për vërtetësinë e këtyre akuzave.
Të gjitha këto shpifje, bëhen nga qarqe të caktuara e që kanë për qëllim ta barazojnë krimin e gjenocidin e ushtrisë jugosllave me luftën e lavdishme për liri të popullit e cila udhëhiqej nga UÇK-ja. E tërë kjo luftë e tmerrshme kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është në bashkërendim me politikën Serbo-Ruse e cila po përdoret në dëm të Kosovës, procesit shtetndërtues dhe popullit shqiptar në përgjithësi.