28 Prill 2024

Organizata e Veteranëve të UÇK-së e përkrahë qeverinë

Prishtinë 26 korrik - Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e përshëndet vendimin e qeverisë dhe aksionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për vendosjen e rendit në pikat doganore 1 dhe 31.

Është obligim i institucioneve të shtetit, ruajtja e rendit dhe sovranitetit në tërë territorin, dhe veprimin e fundit ne e konsiderojmë si veprim të zakonshëm të shtetit në kryerjen e detyrave të veta.

Duke inkurajuar institucionet shtetërore që të vazhdojnë me ruajtjen e sovranitetit, ne ju bëjmë thirrje që të mos bien në presionet e EULEX-it, mision i cili me deklaratat e tij edhe njëherë u dëshmua i dëmshëm për Kosovën dhe i paaftë në realizimin e asaj për çka është ftuar.

Tendenca që EULEX të pengojë një aksion legjitim për rendin dhe ligjin, është vetëm përpjekje për mbrojtje të strukturave kriminale serbe, detyra e të cilave është kontrabanda dhe krimi i organizuar.

Siç shihet mosfunksionimi i shtetit ligjor në terë territorin e Kosovës, i konvenon EULEX-it për të zgjatur deri në pafundësi mandatin e tij në Kosovë.

OVL të UÇK-së, është duke përcjellur me kujdes zhvillimet e fundit, e bën thirrje që populli i Kosovës e në veçanti veteranët të mos bien në asnjë lloj provokimi, pasiqë janë institucionet e shtetit ato që menaxhojnë situata të tilla.

 

Gjithsesi, në rast të nevojës për mobilizim të veteranëve, veteranët do të jenë të gatshëm të përgjigjen në çfarëdo lloj sfide, në mbrojtje të interesave të vendit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)