22 Janar 2025

Opozitarët do të vazhdojnë me protestën brenda Kuvendit

Prishtinë, 30 tetor - Vendimi i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, nuk ia ka ndërruar mendjen partive opozitare për ta zhbllokuar Kuvendin.

Opozitarët thonë se do të vazhdojnë me protestën brenda Kuvendit, pasi që, siç thonë ata, nuk kanë shpresa nga Kushtetuesja, e cila, sipas tyre, më herët kishte refuzuar ta shqyrtojë Marrëveshjen e 19 prillit, marrëveshje kjo nga e cila buron edhe marrëveshja për Asociacionin.

Madje, sipas përfaqësuesve opozitarë, vendimin për t’iu drejtuar Kushtetueses, Jahjaga e ka marrë për shkak të presionit.

E parja e shtetit gjatë takimit që ka pasur së fundi me liderët partiakë veç e veç, ua ka propozuar idenë që t’i drejtohet Kushtetueses, gjë e cila, sipas saj, është përshëndetur nga palët.

“Në takimet e ndara që i kam pasur edhe me kryeministrin e vendit dhe zëvendëskryeministrin, edhe me liderët e opozitës, kam propozuar që në kuadër të kompetencave kushtetuese t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar përputhshmërinë e parimeve të Asociacionit të Komunave Serbe me Kushtetutën e Kosovës”, ka njoftuar Jahjaga të mërkurën pas takimit që ka pasur me presidentin austriak. /Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)