21 Janar 2025

Opozita: Vendi i krimit: Këtu rrinë shkelësit e Kushtetutës”

Prishtinë, 7 janar - Aktivistët e subjekteve politike opozitare vendosën sot rreth e rreth Qeverisë shiritin me mbishkrimin “Vendi i krimit: Këtu rrinë shkelësit e Kushtetutës”.

Marrëveshjet e 25 gushtit dhe ajo e 26 gushtit, janë marrëveshje kriminale që e dëmtojnë rëndë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Për këtë arsye, opozita e bashkuar tash e 4 muaj është vënë me të gjitha kapacitetet në mbrojtje të Republikës. Me aksione të shumta, tubime, manifestime, protesta brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës, kemi arritur që t’i ndalim edhe “Zajednicën”, edhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Qeveria PDK-LDK-Srpska, e themeluar në Rashkë, komplet mandatin e vetë ia kushtoi legalizimit të ndërhyrjeve ilegale të Serbisë brenda Kosovës. Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, e gënjyen popullin e Kosovës me premtime për qindra mijëra vende të reja pune, përderisa projekti i tyre kryesor në tërë mandatin ishte negocimi i pakusht me Serbinë dhe krijimi i “Zajednicës”.

Kjo Qeveri, e ndërtuar mbi dosje kriminale, krejt çka i ka sjellë Republikës sonë janë koncesionet e dëmshme që na e zhbëjnë këtë Republikë. Mustafa e Thaçi e gënjyen popullin e Kosovës se kinse do të anëtarësohemi në UNESCO, e kinse do të ketë raport pozitiv për liberalizim të vizave. Ata gënjyen kur thanë që Kosova nuk humb asnjë milimetër me demarkacion me Malin e Zi. Për më tepër, ata e gënjyen gjatë popullin e Kosovës duke thënë që “Zajednica” është në përputhje të plotë me Kushtetutën, dhe që nëse nuk del ashtu, do të japin llogari.

Së fundmi, edhe Gjykata Kushtetuese, megjithëse e ndikuar nga pushteti, prapë se prapë nuk arriti t’i arsyetojë veprimet e Qeverisë. Ajo e tha qartë që 23 nene të Kushtetutës janë shkelur me marrëveshjen për “Zajednicën”. Tash, jemi në një situatë të re. Përveç që do të bien këto marrëveshje, duhet të largohet edhe Qeveria. Republika e Kosovës nuk mund të udhëhiqet nga ata që e përmbysën rendin kushtetues. Tash është koha që të japin llogari. Ata duhet të largohen nga pushteti. Ose në të kundërtën, ne si qytetarë të Republikës, do t\'i detyrojmë që të largohen.

Prandaj, mandati i tyre është kaq i shkurtër. Prandaj, fundi i kësaj qeverie nis më 9 janar.

Të shtunën, në ora 14:00, nisemi nga Biblioteka Kombëtare, në protestën tonë për shtet me sovranitet dhe kundër Qeverisë antikushtetuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)