21 Janar 2025

Opozita vazhdon betejën

Prishtinë, 4 dhjetor - Ndonëse është pritur me shumë shpresë që vizita kalimtare e sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Kerry, në Republikën e Kosovës të ketë efekt në përafrimin politik në mes të pozitës dhe opozitës, që së pakut opozita të ndryshojë qëndrimet e veta pas mesazhit të qartë për marrëveshjet kontestuese për Asociacionin dhe Demarkacionin, nuk pritet të ketë zbutje të qëndrimeve të mëhershme.

Të dyja palët deklarimin e Kerryt e kanë interpretuar në mënyrat e tyre. Kreu i Lëvizjes \'Vetëvendosje\', Visar Ymeri, e ka shtruar nevojën që për të pasur marrëveshje të mirëfilltë të normalizimit të marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve, në cilësinë e shteteve të pavarura, atëherë duhet të merret modeli kroato-serb i zgjidhjes së problemeve edhe në raport mes Kosovës dhe Serbisë.

\"Kjo marrëveshje e nënshkruar në vitin 1996, pra një vit pas përfundimit të luftës, që në fjalinë e parë e siguron ekzistencën e dy shteteve. Këto dy shtete pastaj që në nenin 1 të marrëveshjes zotohen se \"palët kontraktuese do të respektojnë njëra-tjetrën si shtete të pavarura, sovrane dhe të barabarta brenda kufijve të tyre ndërkombëtarë\", ka thënë Ymeri.

Sipas tij, marrëveshja që njihet me emrin e ngjashëm, më saktësisht \"Marrëveshja e parë e parimeve që udhëheqin normalizimin e marrëdhënieve\", e nënshkruar mes Thaçit e Daçiqit, nuk ka asnjë referencë të Republikës së Kosovës.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)