Opozita ti pranojë kushtet e Vetëvendosje!-s
Prishtinë, 25 qershor - Politologu Belul Beqaj ka deklaruar se opozita e bashkuar duhet ti pranojë kushtet e Lëvizjes Vetëvendosje! për dialogun me Serbinë nëse, sipas tij, dëshirojnë ta formojnë qeverinë e re.
Në këtë intervistë për Epokën e re, Beqaj ka thënë se nëse LDK-ja, AAK-ja dhe Nisma për Kosovën nuk i pranojnë këto kushte, qysh nesër do të jenë në opozitë.
Opozita nëse dëshiron të jetë bartëse e pushtetit duhet të ballafaqohet me mundësinë që Vetëvendosja qysh nesër do të jetë opozitë. Mendoj se ata duhet ti pranojnë kushtet nëse dëshirojnë formimin e pushtetit, pastaj ta trajtojnë Vetëvendosje!-n si opozitë, meqë PDK-ja duhet ta mbështetë vazhdimin e dialogut, ka deklaruar Beqaj.
Në këtë kontekst, Beqaj ka thënë se Vetëvendosje! nuk ka nevojë të lëshojë pe. Nuk ka nevojë të lëshojë pe. Duhet të korrigjohen gabimet e bëra. Çështje tjetër është se sa ka hapësirë për këtë dhe sa është e gatshme Serbia të kuptojë se për Kosovën sot nuk vendos një njeri siç ishte z. Thaçi, por subjektet legjitimitetin e fituar nga qytetarët po dëshirojnë ta zbatojnë si duhet, ka thënë Beqaj, duke shtuar se Vetëvendosja! do të bëjë që negociatat të jenë më kualitative.
Beqaj ka vlerësuar se do të ishte gabim sikurse edhe këtë herë në formimin e qeverisë së re të ndërhynte faktori ndërkombëtar.
Më mirë të gabojmë ne dhe të marrim vendime autentike sesa të gabojmë për shkak të tjerëve duke u bërë infantilë, është shprehur Beqaj. Pavarësisht kësaj, Beqaj i ka vlerësuar të gabuara sjelljet e bllokut opozitë, i cili, sipas tij, po merret vetëm me liderin e PDK-së.
Aktualisht po shoh vetëm vullnetin për të hequr qafe, z. Thaçin. Mendoj se kjo është e meta kryesore e këtij blloku. Qytetarët po presin ndryshme pse mendojnë se qeverisja e vjetër do të ishte rrezik i ri për gjendjen e tyre të përgjithshme, ka thënë Beqaj.