Opozita: Të respektohet refuzimi i ndryshimeve kushtetuese
Prishtinë, 30 qershor - Tri subjektet oplitike opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kanë lëshuar sot një deklaratë të përbashkët përmes së cilës kërkojnë te respektohet vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
\"Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës për refuzimin e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, i datës, 26 qershor 2015 është përfundimtar dhe i pakthyeshëm. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ti nënshtrohet këtij vendimi.
Çdo tentative për ta përmbysur këtë vendim të deputetëve të Kuvendit të Republikës të shprehur lirshëm me votë të lirë, gjoja në emër të procedurave, është tendencë për ta përmbysur rendin institucional dhe demokratik në vend.
Gjithashtu, i thërrasim të gjithë akterët të përfshirë në këtë proces, qofshin për apo kundër, ta respektojnë vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.\", thuhet në deklaratën e nënshkruar nga Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.