Opozita synon që të hënën ti bllokojë hyrjet e Kuvendit me simpatizantë
Prishtinë, 29 tetor - Kthimi i opozitës në seancën e sotme plenare nuk nënkupton se gjërat po vihen në binarë, pasi që tri partitë opozitare kanë hartuar një plan operativ edhe më të rrezikshëm se ai i gazit lotsjellës për paralizimin e Kuvendit.
Opozita synon që të hënën ti bllokojë hyrjet e Kuvendit të Kosovës me simpatizantët e tyre të zjarrtë, që tua pamundësojë deputetëve të koalicionit të futen brenda në Parlament, shkruan Zëri.
E nëse kjo praktikë nuk jep rezultatet konkrete, atëherë alternativa mbetet sërish kallja nga brenda e Kuvendit me gaz lotsjellës dhe gjësende të tjera, të konsideruara demokratike.
Blloku opozitar shprehet i vendosur se do të përdorë të gjitha mjetet për ta stopuar punën e legjislativit, në shenjë kundërshtimi të marrëveshjeve të arritura për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi. /Zëri/