21 Janar 2025

Opozita sot proteston kundër qeverisë

Prishtinë, 9 janar - Partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën do të protestojnë sot siç kanë thënë ata për shtet me sovranitet dhe kundër Qeverisë antikushtetuese.

Protestuesit do të fillojnë të mbledhen tek Biblioteka Kombëtare për të marshuar bashkë deri në sheshin Skenderbeu.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të bashkohen në protestë për anulimin e marrëveshjeve të dëmshme dhe që të kërkojnë llogaridhënie nga ata që e shkelën Kushtetutën.

Visar Ymeri, Kryetar i Vetëvendosjes!-s, ka thënë së 9 janari është dita e protestës gjithëpopullore, dita e protestës së qytetarëve kundër marrëveshjeve të dëmshme dhe të rrezikshme që i ka nënshkruar Qeveria e Kosovës, dhe kundër këtyre shkelësve të Kushtetutës. 

Ndërkaq Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka theksuar se në shesh do të protestojnë masivisht, për të mos lejuar që shkelësit e Kushtetutës të vazhdojnë të qeverisin me vendin. 
 
Në anën tjetër kryeministri Isa Mustafa u ka bërë thirrje partive politike të opozitës që protestën e paralajmëruar për të sot në Prishtinë, ta organizojnë në mënyrë të qetë dhe në mënyrë paqësore.

“Kjo para së gjithash, sepse Kosova ka përjetuar mjaft dhunë dhe askush nuk ka të drejtë të demonstrojë dhunë për motive politike dhe për ardhje në pushtet. Organet shtetërore do të përkujdesen me përgjegjësinë më të madhe për ta ruajtur rendin dhe qetësinë, për ta ruajtur jetën e qytetarëve, pronën publike dhe pronën private. Ato do të veprojnë në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligjet e Kosovës”, ka deklaruar kryeministri Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)