22 Janar 2025

Opozita sot dorëzon në Kuvend votimin e Gjykatës Speciale

Prishtinë, 11 gusht - Përfaqësueset e Grupeve parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje!, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën dorëzojnë në Gjykatë Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin procedural e përmbajtjesor të votimit të Amendamentit kushtetues lidhur me krijimin e Dhomave speciale dhe Zyrës së Prokurorit Special.

Opozita pretendon te kontestoj procedura e miratimit, por edhe përmbajtja e amendamentit kushtetues të miratuar javën e shkuar në Kuvend, me të cilin krijohet baza ligjore për themelimin e Gjykatës Speciale. Opozita do ta bëjë këtë, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese ta rrëzojë amendamentin.

I njëjti amendament ishte hedhur në votim edhe më përpara, por nuk kishte siguruar dy të tretat e votave të deputetëve, sa janë të nevojshme për të bërë ndryshime kushtetuese.

Pas kësaj, Qeveria e pati riproceduar në Kuvend amendamentin. Ndryshe nga siç kërkon procedura, ai qe hedhur në votim pa u dërguar paraprakisht në Kushtetuese, me arsyetimin se për përmbajtjen e tij njëherë ishte deklaruar Gjykata.

Por, opozita insiston se në këtë rast është shkelur procedura kushtetuese. Prandaj, tri deputete që u përkasin subjekteve opozitare, të martën në orën 11, kërkesën për rrëzimin e amendamentit do ta deponojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Albulena Haxhiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetare e Komisionit Parlamentar për Legjislacion, i prin iniciativës.

Konsulta paraprake për përmbajtjen e kërkesës ka zhvilluar edhe me deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, dhe me atë të Nismës për Kosovë, Valdete Bajrami.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)