22 Janar 2025

Opozita: Sillni marrëveshjet për Ratifikim në Kuvend

Prishtinë, 10 shtator - Grupi Parlamentar i AAK-së, përmes deputetës Donika Kadaj Bujupi, që njëkohësisht është edhe anëtare e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe mbikqyrje të Agjencisë kundër korrupcionit, ka kërkuar shqyrtimin në Komision të  marrëvshjeve për Demarkacionin dhe Asociacionin.

Një kërkesë e tillë është bërë për shkak se Qeveria po bën të pamundurën që ta përjashtojë Kuvendin nga ratifikimi i këtyre marrëveshjeve.

Deputetja Kadaj-Bujupi, ka insistuar që Komisioni të kërkojë prej Qeverisë që këto marrëveshje t’i sjell në Kuvend, kjo duke u mbështetur në nenin 18 të Kushtetutës.

Komisioni për Ligje ka obligim që të mbroj zbatimin e ligjeve dhe respektimin e kushtetutës. prandaj procedimi me pika të rëndomta të rendit të ditës ne një situartë të jashtëzakonshme, është i papranueshem dhe në kundërshtim me misionin e deputetit dhe të komisionit, ka thënë zonja Kadaj-Bujupi.

Mirëpo propozimi i saj, përveç Kryetares së Komisionit,  nuk është mbështetur nga anëtarët e pozitës, të cilët në mënyrë demonstrative e kanë braktisur mbledhjen e Komisionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)